Zbulohet ylli në formë të “vezës në sy”

Astronomët e Observatoriumit të Evropës Jugore kanë emërtuar një yll të pazakonshëm “Veza në syrin e mjegullnajës”, për shkak të bërthamës së verdhë.
Ylli IRAS 17163-3907, ndodhet 13.000 vit drite larg Tokës dhe është gjigant i vërtetë me diametër 1.000 herë më të madh se Dielli dhe 500.000 herë më i shkëlqyeshëm.
“Veza kozmike në sy” i takon një klase të rrallë të yjeve të njohura si super-gjigantët e verdhë. Në këta kolos ndodhin shpërthime të pandalshme, ndërsa gazi dhe pluhuri i hedhur “blindohen” rreth yllit, i cili në fund shpërthen edhe vetë si supernovë.
Ylli “kolesterol” është vërejtur me ndihmën e kamerës me rreze infra të kuqe në teleskopin e madh evropian që ndodhet në shkretëtirën kiliane Atakama, thuhet në kumtesën e Observatoriumit të Evropës Jugore.