Kërkohet shkarkimi i dekanit të Fakultetit të Mjekësisë
31/03/2011 Rektori Kule dërgon propozimin në MASH bashkë me shkeljet
Pas akuzave të ngritura prej kohësh jo vetëm nga studentët, Rektorati i Universitetit të Tiranës ka kërkuar nga Ministria e Arsimit shkarkimin e dekanit të Fakultetit të Mjekësisë për shkelje ligjore në kryerjen e detyrës. Sipas shkresës dërguar ministrit Tafaj, argumentohet se dekani me veprimet e tij ka shkelur ligin e arsimit të lartë dhe aktet ligjore që rrjedhin prej tij, duke krijuar anomali në funksionimin e fakultetit. Akuzat të shumta kanë qenë për parregullsitë në zhvillimin e konkursit për programet e specializimeve afatgjata në këtë fakultet, procedurat e të cilit janë hapur një rreth një vit më vonë nga sa e parashikonte rregullorja. Gjithashtu Rektorati argumenton se dekani i është bërë pengese edhe për përfundimin e këtyre procedurave, duke mos regjistruar ende kandidatet fitues në këtë program në kundërshtim me rregulloren. Në shkresë përcaktohet se gjatë zhvillimit të procedurave të konkurrimit ka pasur një numër të madh ankesash nga kandidatë konkurrente, të cilat për kompetencë i janë përcjellë edhe dekanit, i cili deri më sot nuk ka thyer asnjë përgjigje, duke tejkaluar të gjitha afatet kohore të përcaktuara për animimet. Një pjesë e këtyre ankesave bëhet me dije t’i jenë kaluar edhe kreut të shtetit. Njëkohësisht dekani akuzohet për shkelje dhe në emërimin e personelit mësimor jashtë përcaktimeve të bëra në Kodin e Punës. Ndërkohë që ka shfaqur probleme duke mos u dhënë pagën punonjësve pa asnjë shkak të ligjshëm dhe ka marrë kompetenca që me ligj nuk i takojnë. Më tej sqarohet se nga kontrollet e kryera prej grupeve të auditit dhe detyrat e lëna deri me sot urdhrat e rektorit nuk janë zbatuar. Për ligjërimin e veprimeve të tij në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore, dekani ka shfrytëzuar mënyrën e paligjshme të krijimit të Këshillit të Fakultetit, i cili është një organ që nuk është zgjedhur sipas përcaktimeve
në ligjin për arsimin e lartë.