Kryeministri Fatos NANO Pata kenaqesine dhe avantazhin te pres ne seline e PSSH delegacionin shume- perfaqesues te Partise Socialiste Europiane, qe ka ardhur me ftese te PSSH dhe PSD ne Shqiperi,
Kryeministri Fatos NANO
Pata kenaqesine dhe avantazhin te pres ne seline e PSSH delegacionin shume- perfaqesues te Partise Socialiste Europiane, qe ka ardhur me ftese te PSSH dhe PSD ne Shqiperi, per te shoqeruar procesin e bashkepunimit politik midis forcave progresiste ne te dy komunitetet, si dhe ne progresin e Asocimit te Shqiperise me BE. Delegacioni eshte kryesuar nga z. Hannes Swoboda europarlamentar socialist dhe nenkryetar i socialisteve europiane. Gjithashtu ne kete delegacion marrin pjese edhe perfaqesues jo vetem te partive kryesore socialiste dhe social demokrate te BE por edhe pjesemarres, bashkepunetore dhe miq nga Ballkani, serbe dhe kroate se te majtes demokratike gjithashtu. Takimi ishte shume i frytshem, ne sherbim te nje dialogu politik midis forcave demokratike se te majtes, qe po nxit krahas kontakteve shteterore me BE dhe me qeverite e tjera te Ballkanit, procesin e reformave europianizuese ne Shqiperi dhe Ballkan, si dhe perafrimin e Ballkanit Perendimor me BE. Faleminderit!
Zv/kryetari Hannes SWOBODA
Zonja dhe zoterinj ne emer te delegacionit te Partive Socialiste dhe Socialdemokrate, te cilat bejne pjese ne kete delegacion, patem kenaqesine te zhvillojme nje takim me z. Kryeminister dhe njekohesisht Kryetarin e PSSH z. Fatos Nano, me te cilin zhvilluam nje sere bisedash ne lidhje me procesit e integrimit te metejshem te Shqiperise me BE.
Jemi te gezuar te konstatojme qe Qeveria e kryesuar nga Z. Nano po ben nje pune shume te mire ne drejtim te luftes kunder trafiqeve ilegale. Kjo pune qe po ben nuk eshte vetem ne te mire te Shqiperise, por ne te mire te te gjithe rajonit dhe me gjere. Pra sic e thame cfare eshte bere deri tani dhe cfare do te behet eshte shume impresionuese dhe kjo krijon kushtet qe integrimi i Shqiperise te jete sa me i afert. Duke marre parasysh edhe faktin qe ne qershor te ketij viti ne Selanik do te jete Samiti i ardhshem i BE, e cila kryesohet nga Grecia, qe sic e dini ka presidencen, keto hapa qe jane nderrmarre do te vazhdohen edhe me tej. Ne jemi te interesuar te ndjekim mbarevajtjen e Marreveshjes se Stabilizim Asocimit, sepse kjo marreveshje do te sjelle me afer edhe PSSH me PSE. Ne jemi tashme nje familje, nje dhome, dhe duam qe kjo te cohet me perpara, te afrohemi sa me shume.
Faleminderit!