Zëdhënësi i Mourinhos e quan gomar Dani Alvesin

Parames ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj standardit të referimit në Spanjë dhe theksoi se Barcelona ka përkrahjen e gjyqtarëve sa herë që vuan gjatë një ndeshjeje.
“Çka ka ndryshuar prej kur Dani Alves erdhi në Spanjë. Ai ka operuar veshtë, i ka bërë më të vogël. Tani bart syze si një intelektual. Mirëpo, një gomar me vesh të vegjël, edhe pse bart syze, nuk do të thotë se papritmas është shndërruar në një doktor, ai mbetet një gomar”, shkroi Parames në Twitter.
“E kam thënë edhe më parë, kur Barcelona luan mirë, ajo fiton. Nëse kundërshtari luan më mirë, atëherë gjyqtarët ju ndihmojnë”, shtoi ai. Parames në fund tregoi se çka i kishte thënë Jose Mourinho gjyqtarit Teixeira Vitienes në parking pas ndeshjes të mërkurën mbrëma.
“Ti nuk ke respekt për profesionistët. Tani do të ndezësh një cigare dhe do të qeshësh mirë, ti bastard”, përfundoi Parames.