Sudani, goli dhe pika e parë nga 1976

Afrikano jugorët kaluan në epërsi pas vetëm katër minutash, kur Manucho shfrytëzoi një gabim të mbrojtës dhe realizoi për 1-0. Më pas i mbeti Sudanit të kërkojë golin e tij të parë të garës nga barazimi i 1976 dhe e gjeti atë kur Mohamed Ahmed Bashir realizoi me kokë pas gjysmë ore.
Mirëpo, Manucho e kaloi sërish Angolën në epërsi duke konkretizuar një penallti, por Bashir u kundërpërgjigj më vonë duke siguruar barazimin e merituar për sudanezët.
“Jam duke u munduar të minimizoj gabimet e mbrojtësve tanë pa përvojë që luajnë kundër sulmuesve të klasit të lartë. Mendoj se jemi duke u përmirësuar. Për të shpëtuar në këtë garë duhet të fitoni dhe të luani më tepër në sulm”, tha selektori i Sudanit, Mohamed Abdallah.
Pas fitimit të Kupës së Afrikës si nikoqir më 1970, ekipi i Sudanit ka pësuar rënie dhe mungoi për 32 vite deri në Gana 2008, ku u mposht në të gjitha ndeshjes, madje pa shënuar asnjë gol.