Berisha-Foks Shqiperia vend i sigurt per investime
Kryeministri Sali Berisha u takua diten e djeshme me ambasadorin kanadez per Shqiperine rezident ne Rome Xhejms Foks i cili kryesonte nje grup perfaqesuesish te bizneseve kanadeze. Ambasadori Foks i percolli Kryeministrit Berisha urimet e qeverise se tij per zhvillimet aktuale te Shqiperise duke vene theksin ne zhvillimet ekonomike. Ai u shpreh se Shqiperia sic duket edhe nga Forumi Shqiptaro-Kanadez i Biznesit qe po zhvillohet sot ne Tirane eshte bere nje mikpritese e biznesit kanadez. Prania e sipermarresve te projekteve ne zbatim dhe e atyre qe kane shprehur interes per te zhvilluar projekte ne Shqiperi eshte nje tregues i kesaj. Ambasadori Foks prezantoi perfaqesuesit e disa prej bizneseve kanadeze ne vendin tone ne fushen e naftes gazit dhe mineraleve si dhe perfaqesues te bizneseve qe kane ne mend te investojne ne Shqiperi. Nje nga keta biznese eshte edhe kompania Triple Five WorlWide nje biznes nderkombetar shume i madh kanadez i perfaqesuar nga Nader Germezian. Ky i fundit i shprehu Kryeministrit Berisha interesin shume te madh te kompanise se tij per te hyre me nje portofol investimesh ne Shqiperi ne fushen e naftes gazit te lenget impiante industriale si ato prodhimi i disa pjeseve te kembimit te makinave zhvillim turistik dhe fushen e energjise ne hidrocentrale. Ai tha se eshte vizita e tij e pare ne Shqiperi se i ka bere shume pershtypje mikpritja shqiptare dhe mbeshtetja qe qeveria i jep sektorit te biznesit. Nga ana e tij kreu i qeverise theksoi se tha se Shqiperia eshte vertete nje vend i vogel por me mundesi te pafundme investimi. Synimi i qeverise shqiptare per tu bere nje nyje e rendesishme energjetike ne rajon dhe ne Evrope si dhe terheqja e investimeve te huaja kane bere qe qeveria te ndermarre nje seri reformash te cilat kane lehtesuar te berit biznes ne Shqiperi ne te gjitha fushat dhe e kane vene Shqiperine tashme ne krye te listave te investitoreve te huaj - tha kreu i ekzekutivit. Kryeministri u shpreh se kjo eshte nje arritje e madhe per te cilen qeveria ka bere dhe do te beje kujdes ta coje me tutje duke mbajtur nje ekonomi shqiptare te shendetshme dhe me rritje ekonomike edhe pse ne kohe krize globale. Gjithashtu Kryeministri i garantoi ata se qeveria e tij do te vazhdoje te mbeshtese fuqishem biznesin dhe investimet ne Shqiperi si dhe do te vazhdoje te thelloje reformat qe lehtesojne punen e tij.