E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i KLSH-se Mazhoranca rrezon kandidatin e Topit e paligjshme

Spaho Presidenti nuk ka respektuar kerkesen e Kushtetueses per konsultim me Parlamentin Noka Neni 13 i ligjit flet per papajtueshmeri ju jeni ende anetar i PD-se

Kuvendi rrezon kandidaturen e Sali Shehut propozuar nga Presidenti i Republikes per kryetar te Kontrollit te Larte te Shtetit. Komisioni i Ekonomise pas shqyrtimit te kesaj kandidature vendosi rrezimin me 11 vota kunder dekretit te Topit dhe abstenimit te demokratit Sherefedin Shehu ndersa opozita nuk mori pjese ne votim. Dy arsyet kryesore te ketij vendimi sipas ligjvenesve demokrate eshte fakti se Shehu nuk ploteson kriterin profesional per sa kohe qe KLSH kerkon eksperte te fushes ekonomike dhe financiare por njekohesisht ka papajtueshmeri me ligjin per sa kohe ai figuron ende si anetar i Partise Demokratike.

Kreu i Komisionit te Ekonomise Edmond Spaho theksoi se nje tjeter arsye e ketij mendimi kunder eshte fakti se Presidenti Topi nuk zbatoi kerkesen e Gjykates Kushtetuese qe te perzgjedhe emrat pas nje konsultimi me Kuvendin e Shqiperise.

Demokratet rrezojne Shehun

Nuk ploteson kriteret profesionale kriterin ligjor te papajtueshmerise por shkelet edhe vendimi i Gjykates Kushtetuese i cili percakton se Presidenti konsultohet paraprakisht me Kuvendin per dekretet e tij. Keto tri argumente ishin baza e vendimit te Komisionit te Ekonomise i cili rrezoi kandidaturen e Shehut per kryetar te KLSH-se. Ju jeni anetar i PD-se dhe neni 13 ka nje pike qe thote se papajtueshmeria eshte me te qenet anetar i qeverise i nje organizate partie apo partie politike - theksoi deputeti demokrat Flamur Noka. Ndersa kreu i Komisionit te Ekonomise Edmond Spaho perdori si argument edhe kriterin profesional. Mendimi i mazhorances eshte qe nga pikepamja profesionale kandidatura juaj do te ishte shume e mire per nje fushe tjeter por jo ne fushen e kontrollit ekonomik dhe financiar. Arsyeja tjeter ka te beje me konsultimet e Presidentit me Parlamentin ne emerimet e kandidateve per organe kushtetuese. Dhe ne si mazhorance mendojme se Presidenti nuk e ka respektuar kete kerkese te Gjykates Kushtetuese - u shpreh ai. Vete Sali Shehu mbrojti vendimin e Presidentit dhe u pergjigj duke thene se qendrimet e deputeteve duhet ti thuhen Presidentit dhe jo atij. Une e degjova opinionin e kolegeve me te cilet kemi qene ne nje llogore. Presidenti ka bere apo jo detyren nuk eshte per mua gjithsesi kjo eshte zgjedhje personale. Une e lidh kete qendrim me ftesen qe me beri dje Kryeministri per te dhene doreheqjen nga detyra. Une kam ngrene buke me pak se te tjeret ne shtepine e tij - tha Sali Shehu. Perkrah tij doli edhe opozita edhe pse nuk mori pjese ne votim. Deputeti socialist Erion Brace ka theksuar se nese kandidatura e Shehut nuk merret parasysh atehere Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli duhet te nise bisedimet per guvernatorin e Bankes se Shqiperise. Me sa kuptova une zoti Shehu qenka nje individ shume i mire shume i afte njeri te cilin duhet ta kishit shume ne PD por nuk doni qe ky njeri kaq i mire kaq i afte kaq i perkushtuar ndaj punes te drejtoje nje institucion te pavarur dhe aq te rendesishem sic eshte KLSH - tha Andis Harasani deputet i PS-se. Ndersa me heret gjate fjales se tij kandidati Shehu theksoi se asnje deputet i mazhorances nuk mund te hedhe poshte pervojen e tij si komisar dhe jurist. Ai akuzoi mazhorancen se rrezimi i emrit te tij eshte politik pasi ka te beje me faktin se ai eshte mik i Presidentit Topi dhe se dyti me kerkesen qe i ka bere Kryeministri Berisha per te dhene doreheqjen si anetar i KLSH-se pas qendrimeve kunder te Shehut ndaj Berishes.Sali Shehu akuzoi qeverine se ka eklipsuar KLSH-ne ndersa prezantoi platformen e tij nese do te zgjidhej per te drejtuar kete institucion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›