E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi Produktet shqiptare duhet te kene perparesi

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet , z. Shpëtim Idrizi dhe Presidenti i Nderit i kësaj partie, z. Tahir Muhedini zhvilluan disa takime me tregtarët në Njësinë Bashkiake nr. 10 në Tiranë. Gjatë këtyre takimeve, kryetari i PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi ftoi të gjithë banorët e kryeqytetit që të bashkohen me këtë parti në tubimin për mbylljen e fushatës që do të zhvillohet të enjten në orën 18:00 në Sheshin “Nënë Tereza”.

“Unë ju ftoj të gjithëve që të bashkoheni me ne në këtë aktivitet madhështor. Ju siguroj se do të jetë një ndër takimet më të bukur që keni parë në 20 vitet e fundit” – u tha z. Idrizi, simpatizantëve të PDIU, që u bashkuan në këtë ecje të lirë në tregun çam.

Z. Idrizi premtoi përmirësimin e kushteve të punës për të gjithë tregtarët, në një nga tregjet më të rëndësishme të kryeqytetit. Ai deklaroi se së bashku me tregtarët do të hartojnë dhe zbatojnë një projekt, që ta kthejnë këtë treg në një treg të mirfilltë funksional. Pasi u njoh me problemet që ata hasin përditë, z. Idrizi u premtoi tregtarëve se do të këmbënguli që ky treg të mos jetë i kalueshëm për automjetet gjatë orarit të ditës dhe që do të jetë i mbuluar, ashtu sikurse çdo treg normal.

Z. Idrizi deklaroi se me projektin ekonomik të PDIU-së, do të fuqizohen produktet shqiptare, si pjesë e programit për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Duke biseduar me disa tregtarë që sheshin produkte artizanale, pasi u njoh me problematikat e tyre, z. Idrizi tha: “Programi i PDIU-së është një program kombëtar. Normalisht, çdo ekonomi evropiane mbron produktet që prodhohen në vend, e aq më tepër produktet artizanale. Ne kemi këmbëngulur që të vendoset përparësi ndaj këtyre produkteve. Normalisht, ky projekt do të shkojë edhe më tej, pas suksesit në zgjedhjet e 8 Majit” – tha z. Idrizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›