E Diel, 1 Nëntor 2026

Zef Brozi: Lëvizje pranverekundër Tiranisë Berisha

TIRANE- Në një intervistë ekskluzive të botuar sot në gazetën Shqiptarja.com, ish kreu i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë) Zef Brozi analizon zgjedhjet e vetme pluraliste te 22 marsit 1992 dhe nevoja sipas tij për një lëvizje pranverore e studenteve shqiptarë sot.

Juristi i zgjedhur fillimisht si deputet i Mirditës, në mars 1992, bën një analizë të hodhësishme të marrëdhënies së tij me Berishën. Si e thirri në zyrë për vendiminin e dënimit të dy gazetarëve të Koha Jonë, Aleksandër Frangaj e Martin Leka dhe përpjekjet për ta eleminuar fizikisht në vitin 1995.

“A nuk është domethënëse fakti se më 22 Mars 2012 në krah të Berishës nuk do jenë pjesa më e madhe e themeluesve të PD, as shumica e ish Dhjetoristave, mbase as ish-kryetari i PD i përzënë me dhunë nga PD, miku im Eduard Selami. Nuk do jetë as Presidenti, ish-nënkryetari i PD.” Thotë Brozi ndër të tjera në intervistën e tij.

Në intervistën e botuar sot në gazetën Shqiptarja.com do të lexoni si e komenton gjyqin e Gërdecit, gjyqin e videos Meta Prifti. Çfarë mendon për Zef Brozi për parinë e Tiranës, partinë e re të Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiu A i duket Rama kryeministër dhe ku ka gabuar politikisht kreu i PS.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›