E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perse shkaktohen dhe a mund te zhduken me kalimin e kohes

Ka periudha, ne jeten e nje femre, ne te cilen lekura eshte nen nje stres te tille, ku humbet elasticitetin natyral dhe peson "shkeputje". Si rrjedhoje, shfaqet dukuria e strijave, qe kane nje ngjyre qe varion nga e kuqe ne te bardhe. Ndryshimet e papritura ne peshe, shtatzenia, puberteti, jane shkaqet me te shpeshta per daljen e tyre. Thene keshtu mund te duken si dicka jo shume e rendesishme, por per disa femra ato jane kthyer ne makth dhe mund te ndikojne edhe ne shendetin mendor, pasi kthehen ne kompleks. Por, per nje informacion me te zgjeruar kemi folur me farmacisten Brunilda Turturi, e cila, e pyetur nga ne per kete problem, na tha se sapo kishte marre pjese ne nje seminar mbi kete teme dhe na dha nje informacion te zgjeruar ne lidhje me strijat: nga se shkaktohen, cilet persona preken me shume, etj.

Cfare jane strijat qe formohen ne lekure?

Strijat jane nje forme e cikatricave ne lekure.

Ato jane rrjedhoje e carjeve te dermes dhe me kalimin e kohes mund te pakesohen, te zhduken ose jo plotesisht, ne varesi te fazes ne te cilen trajtohen. Ato mund te jene:

* Rezultat i terheqjes se shpejte te lekures, qe shoqeron rritjen e shpejte (ne pubertet), shtimin e shpejte ne peshe (p.sh. ne shtatzeni, bodybuilding ) ose shtimin e shpejte te indit dhjamor;

* Pasoje e ushtrimit te forces se tejskajshme qe e tejkalon elasticitetin e dermes;

* Rrjedhoje e ndryshimeve hormonale qe shoqerojne pubertetin, shtatzenine, shtimin muskulor, terapine zevendesuese hormonale te transseksualet, etj;

Detaj

Strijet paraqiten si ind i terhequr i holluar. Shtresa e siperme e lekures eshte normale, por ne shtresen e poshtme, fillon hollimi dhe shkeputja e fibrave te kolagjenit dhe elastines, te cilat i japin lekures forcen dhe elasticitetin. Kjo ndodh te njerezit qe shtojne apo humbasin peshe ne menyre te shpejte. Histologjia e nje strije eshte ajo e nje plage te zakonshme dhe dekursi i saj eshte i ngjashem me ate qe ndodh gjate sherimit te nje plage ne lekure. Ne fazen fillestare, ndryshimet inflamatore mund te jene te rikthyeshme, por me vone, epiderma hollohet si pasoje e humbjes se tufave te kolagjenit dhe elastines.

Ne fillim, strijet duken ne ngjyre te kuqe - ne te purpurt (striae rubra ose inflamatore).

Kjo sepse lekura e tendosur eshte me transparente dhe vazat e vogla te gjakut te vendosura thelle ne lekure, behen me te dukshme. Me kalimin e kohes, enet e gjakut konstriktohen. Ngjyra e purpurt zbehet derisa behet e bardhe (striae alba) dhe perfaqeson thjesht ngjyren e dhjamit nen lekure.

Detaj

Personat qe preken me shume

Strijet prekin 90% te grave shtatzena. Ato shfaqen kryesisht ne abdomen, gji dhe kofshe. Arsyeja eshte pjeserisht hormonale. Gjate shtatzenise, hormonet marrin pjese ne zbutjen e kolagjenit te ligamenteve te pelvisit, ne menyre qe te lehtesohet akti i lindjes. Fatkeqesisht, njekohesisht ndodh dhe zbutja e kolagjenit te lekures, qe favorizon formimin e strijeve. Strijet, fillimisht, shfaqen si linja te kuqe ne te purpurt, por qe gradualisht zbehen ne nje nuance me te hapur. Zonat me strije paraqiten te zbutura dhe me boshlleqe ne prekje. Strijet shfaqen ne derme - shtresa e mesme e lekures qe e ndihmon lekuren te ruaje formen. Per sa kohe ne derme ruhet ky suport, strijet nuk formohen. Terheqja e lekures percakton me teper vendin ku formohen strijet dhe drejtimin e tyre, por e vetme nuk eshte shkaktare e formimit te strijeve.

Cilat jane shkaqet e formimit te strijave?

Hormonet glukokortikoide, pergjegjese per formimin e strajeve, ndikojne ne epiderme duke penguar formimin e fibrave te kolagjenit dhe elastines nga fibroblastet, fibra te cilat jane esenciale per ruajtjen e formes dhe integritetit te lekures. Kjo krijon mungesen e materialit mbeshtetes, qe sjell carjet ne lekure gjate terheqjes apo tendosjes se saj. Ne qofte se gjate kesaj terheqje carjet kane penetruar deri ne derme, keto strije nuk mund te korrigjohen as me laser.

Ne cilat pjese te trupit mund te shfaqen ato?

Strijet mund te shfaqen kudo ne trup, por me teper ne vendet ku depozitohen sasi te medha indi dhjamor. Lokalizimet me te shpeshta jane:

> abdomeni (vecanerisht rreth kerthizes)

> gjinjte

> pjesa e siperme e kraheve

> shpina

> kofshet

> regjionet gluteale.

Ato nuk perbejne risk per shendetin dhe nuk komprometojne aftesite funksionuese dhe riparuese te organizmit trupit.

Mund te parandalohen?

Mund te parandalohen ne disa menyra, si me ane te kujdesit ne mbajtjen konstante te peshes, ashtu edhe me metoda te tjera.

• Te evitohen dietat ekstreme

• Ne qofte se jeni mbipeshe, synoni renien graduale ne peshe (jo me shume se 0.5 kg ne jave).

• Ne qofte se jeni shtatzene, mbajeni lekuren tuaj te hidratuar dhe te emoliuar me kremin parandalues te strijeve.

Si mund te behen me pak te dukshme, pra si mund te trajtohen?

Rreth 75% - 90% te grave bejne strije ne grada te ndryshme gjate shtatzenise. Zakonisht, ato shfaqen ne muajin e gjashte ose te shtate, kur lekura eshte nen influencen me te forte te forcave terheqese. Mund te jene permanente, ne sensin qe lekura ne zonat e prekura, nuk rikthehet me ne gjendjen normale. Sidoqofte, pas trajtimit me kremrat perkates, me kohe ato kontraktohen, mund te shumohen, duke u kthyer ne shenja te bardha, me pak te dukshme, me te holla dhe me estetike. Por, ato mund te trajtohen edhe me metoda te tjera si: Laser, i cili mund te perdoret per trajtimin e strijeve ne fazen e hershme, fillestare, kur ato jane akoma te kuqe.

• Dermabrazioni

• Tretinoina, ne formen e kremrave dhe losioneve eshte nje alternative tjeter e suksesshme, ne fazen fillestare te strijeve.

• Kirurgjia, gjithashtu, eshte nje alternative e mundshme per strijet rreth umbilikusit, por qe mbart te gjithe risqet e nje interventi.

Ne fazen inflamatore, nje strije eshte e rikthyeshme. Trajtimi me i mire, ne kete rast, do te ishte i ashtuquajturi "Shock Treatment", qe realizohet duke perdorur ampula antistrije, ku perberesit jane me te perqendruar dhe me shpejt te absorbueshem. Kombinimi me i mire do te ishte aplikimi i ampules (lokalisht ne zonen me strije) dhe kremit (per siperfaqe me te gjere).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›