E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelandë, mekaniku ndërton “Mjetin Fluturues Tokë Ajër”

ZELANDE E RE- Një mekanik neo-zelandez ka ndërtuar një makinë e cila mund të përdoret në tokë, në ujë e në ajër. Rudy Heeman mori modelin e një mjeti lundrues me jastëk ajri e krijoi një makinë pluskuese e cila mund të ngjitet edhe në qiell. M.F.T.A "Mjeti Fluturues Tokë Ajër" lëviz si një mjet i zakonshëm me jastëk ajri por sapo arrin shpejtësinë kilometra në orë ngrihet në fluturim. Heeman punoi 11vjet për ndërtimin e kësaj makine duke mësuar me kalimin e viteve të përpunonte pleksiglasin, të modifikonte motorë makinash si fitoi bazat e aeronautikës për ta ngarë vetë mjetin.

Disa prej pjesëve të përdorura për ndërtimin e mjetit të tij janë paisje shtëpiake. "Kjo për shembull është një bombul e vjetër gazi" tha ai.
Krahët janë të heqshëm, diçka tepër e vyer kur bëhet fjalë për transportimin e mjetit por njëkohësisht janë vdekjeprurës kur nuk fiksohen siç duhet. "Kjo quhet Mbërthecka Jezus, kur kjo del nga vendi ti sheh Jezusin" tha ai duke bërë shaka para se ta fiksonte krahun në prag të nisjes së fluturimit.

Tashmë Heeman po mundohet ta shesë mjetin e ndërtuar prej tij në një sit interneti të quajtur trademe.co.nz. Oferta më e lartë deri më sot ka qenë 13,982 dollarë. Ai tha se mjeti i tij është i përshtatshëm për transport mallrash ndaj mund të përdoret nga fermerët. "Me të mund të ulesh në një hapësirë fare të vogël pa u shqetësuar për hapjen ose mbylljen e dyerve, mjafton t’iu kalosh sipër" tha ai.
Për drejtimin e këtij mjeti fluturues nuk nevojitet patentë pasi cilësohet si mjet lundrues.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›