Zelaya nuk lejohet të kthehet në Honduras
Përpjekjet e Presidentit të dëbuar nga Hondurasi, Manuel Zelaya, që të kthehet në vendlindje kanë dështuar. Avionët ushtarakë kanë bllokuar aeroportin e kryeqytetit dhe nuk i kanë lejuar uljen e mjetit. Në kryqytetin e Hondurasit ka pasur protesta të ithtarëve të presidentit të rrëzuar. Njoftohet se gjatë përleshjeve janë vrarë të paktën dy demonstrues.