Kroaci Parlamenti mblidhet për të votuar qeverinë e re
Parlamenti kroat u mblodh sot, për të votuar marrjen zyrtare të detyrës nga qeveria e re dhe kryeministrja Jadranka Kosor, e emëruar pas largimit të papritur javën e kaluar të ish-kreut të qeverisë Ivo Sanader. Ky i fundit habiti të gjithë, të mërkurën e shkuar kur njoftoi se jepte dorëheqjen dhe se do të largohej nga jeta politike.