Zelensky: 22 milionë tonë ushqime të ngecur në portet e Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ka 22 milionë tonë ushqime të ngecur në portet e Ukrainës. Deklaratën ai e bëri pas takimit me kryeministrin portugez, Antonio Costa ku tha se Ukraina është duke menduar për zgjidhje të mundshme për këtë situatë.
Sipas Zelenskyt, Rusia ka bllokuar të gjitha opsionet për eksportimin e produkteve ushqimore nga deti e se madje edhe po i vjedhin.
“Gruri po dërgohet diku apo tjetër, ne e dimë se ku“, tha Zelensky.
Ai shtoi se portet mund të zhbllokohen me mjete ushtarake dhe kjo ishte arsyeja pse Ukraina po bënte thirrje për armë nga aleatët./ BBC
/rtsh.al/