E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zelensky: SHBA të monitorojë konfliktin Rusi-Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se do bisedojë me presidentin amerikan Donald Trump mbi luftën Ukrainë-Rusinë.

Ai ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të monitorojnë armëpushimin midis Ukrainës dhe Rusisë, gjë për të cilën ai tha se presidenti rus Vladimir Putin e kishte injoruar.

Moska dhe Kievi hodhën akuza ndaj njëra-tjetrës për nisjen e sulmeve ajrore që dëmtuan infrastrukturën vetëm disa orë pasi udhëheqësit e tyre ranë dakord në parim për një armëpushim të kufizuar për të ndaluar sulmet në infrastrukturën energjetike.

Gjatë një konference të përbashkët në Helsinki me presidentin finlandez Alexander Stubb, Zelensky tha se fjalët e Putinit nuk ishin të mjaftueshme dhe se Ukraina do të sigurojë një listë të objekteve energjetike që shpreson që SHBA dhe aleatët do ta ndihmojnë në monitorimin e tyre.

“Dua që të ketë kontroll. Por besoj se agjenti kryesor i këtij kontrolli duhet të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse rusët nuk do të godasin objektet tona, atëherë ne patjetër nuk do të godasim të tyret”, tha ai duke shtuar se Kievi do të ishte gati të angazhohej për një armëpushim.

Nga ana tjetër, Kremlini tha të mërkurën se Rusia kishte pezulluar sulmet e saj në infrastrukturën energjetike të Ukrainës pas telefonatës midis Putinit dhe Trump dhe kishte rrëzuar dronët e saj të drejtuar për në Ukrainë.

Ndërkaq në telefonatën e zhvilluarme Trumpin, Putin ra dakord të ndalonte përkohësisht sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës, por nuk pranoi të miratonte një armëpushim të plotë 30-ditor për të cilin Trump shpresonte se do të ishte hapi i parë drejt një marrëveshjeje të përhershme paqeje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›