Zelensky: Vizita e liderëve në Kiev një gjest mbështetjeje

Presidentin i Polonisë, Andrzej Duda, presidenti lituanez Gitanas Nauseda, presidenti letonez Egils Levits dhe presidenti estonez Alas Karis udhëtojnë sot drejt Kievit për t’u takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për t’i dhënë mbështetjen e tyre në luftën me Rusinë.
Presidenti Zelensky e ka përshkruar udhëtimin si një “gjest mbështetjeje” për Ukrainën raporton BBC.
Zyrtarët thonë se takimi do të përqendrohet në mënyrat për të ndihmuar civilët ukrainas si dhe ushtrinë.
Kjo vjen një ditë pasi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier anuloi planet për t’u bashkuar me grupin. Ukraina e kishte bërë të qartë se ai nuk ishte i mirëpritur, mes kritikave ndaj tij për të qenë shumë afër Rusisë gjatë kohës së tij si ministër i Jashtëm i Gjermanisë.
Një ndihmës i Presidentit Zelensky thotë se ai priste që kancelarja gjermane, Olaf Scholz, të bënte një vizitë.