E Enjte, 5 Nëntor 2026

Putin: Vendet jomiqësore po shkatërrojnë zinxhirët e furnizimit të Arktikut

Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë pjesë në një takim virtual për të diskutuar çështjet ekonomike dhe të zhvillimit në territoret e Arktikut të Rusisë dhe në rrugën detare veriore raporton BBC.

Në fjalët e tij, presidenti nuk iu referua drejtpërdrejt situatës në Ukrainë, por tha se refuzimi i vendeve perëndimore për të bashkëpunuar normalisht me Rusinë – duke përfshirë burimet energjetike – ka dëmtuar njësoj vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se “vendet jomiqësore” po shkatërronin zinxhirët e furnizimit në Arktik.

Ndërsa Putin pranoi se Rusia gjithashtu ka vuajtur si rezultat, ai tha se ajo ka hapur “mundësi të reja” për të dërguar burime energjetike në vendet ku ato janë “me të vërtetë të nevojshme”.

Bashkëpunimi rus me vendet e tjera të Këshillit Arktik – Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia, Islanda dhe SHBA-ja – janë ndërprerë kryesisht që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›