Zelenskiy: Rusia po përdor bomba fosforike

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të mërkurën në një fjalim në parlamentin e Estonisë se Rusia po përdor bomba fosforike në Ukrainë, duke akuzuar Moskën për përdorimin e taktikave terroriste kundër civilëve raporton Reuters.
Zelenskiy shtoi se duheshin gjetur instrumente për t’i bërë presion Rusisë që të ndalonte deportimin me forcë të ukrainasve dhe bëri thirrje që sanksionet ndaj Rusisë të vazhdojnë, duke thënë se ato ishin mënyra e vetme për ta detyruar Rusinë të pajtohet me paqen.