Stuhia Megi, rritet numri i të vdekurve në Filipine

Përkeqësohet numri i të vdekurve nga stuhia tropikale Megi, që goditi Filipinet.
Sipas burimeve lokale, numri i të vdekurve u rrit në 67, me dhjetëra të zhdukur.
Me duar të zhveshura dhe fadroma, ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në baltë për ndonjë të mbijetuar në fshatrat e goditura nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet. Shumica e viktimave të stuhisë tropikale Megi, më e forta që goditi arkipelagun këtë vit, u regjistruan në provincën e Leyte raporton ANSA. Autoritetet lokale thanë gjithashtu se shumica e shtëpive në një fshat bregdetar u shtynë fjalë për fjalë në det nga një rrëshqitje masive dheu.