Zelensky riorganizon qeverinë, zëvendësohen gjashtë ministra, mes tyre edhe ai i Jashtëm

Gjashtë ministra të kabinetit ukrainas kanë dhënë dorëheqjen nga portofolet e tyre si pjesë e një lëvizjeje të madhe të qeverisë, për të cilën presidenti ukrainas Volodimir Zelenky tha po bëhet për të ndërtuar një kabinet me energji të reja.
Mes ministrave që dhanë dorëheqjen ishte edhe ministrin i jashtëm Dmytro Kuleba i cili u zëvëndësua nga Andriy Sybiha.
Ligjvënësit gjithashtu e aprovuan edhe emërimin e Oleksiy Kulebas si zëvendëskryeministër përgjegjës për restaurim dhe politika rajonale. Ky është riorganizimi më i madh i qeverisë që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë në vitin 2022 në Ukrainë.
Ndryshimi në Kiev erdhi gjithashtu ndërsa Ukraina lufton për t’u mbrojtur kundër inkursionit në Rusi që filloi gati një muaj më parë dhe përpiqet të frenojë një përparim ndëshkues të armikut në lindje.
Zelensky ka thënë se do të ketë më shumë ndryshime në Qeveri, në përpjekje për ta forcuar atë dhe për të korrur rezultate për të cilat ka nevojë vendi. Ai gjithashtu tha se Ukraina ka nevojë për më shumë ndërveprime mes qeverisë qendrore dhe komuniteteve, posaçërisht gjatë përgatitjeve për sezonin e dimrit.
Gazetar: A.Mata
/rtsh.al/