E Diel, 1 Nëntor 2026

Zeman: Murinjo, një trajner mediokër

"Murinjo është një person që di të komunikojë shumë mirë, por nëpërmjet kësaj ai fsheh mediokritetin si trajner". Zdenek Zeman bëhet sërish protagonist në futbollin italian, duke sulmuar verbalisht trajnerin e Interit. "Ai ndihet mirë në klubin zikaltër, sepse di si të sillet me lojtarët, por mbi të gjitha si të manipulojë gazetarët". Duke vazhduar deklaratat për teknikun luzitan, Zeman shtoi: "Tifozët interistë nuk do të shohin kurrë futboll të bukur. Gjithsesi, skuadra e Moratit mbetet pretendente për titullin, pasi ka një kontingjent të kompletuar". Mjaft i thatë reagimi i Murinjos pas këtyre fjalëve: "Deklaratat e Zeman? Nuk e njoh fare këtë person".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›