Rafa Benitez: Torres nuk ka çmim
Liverpuli mund të jetë superfuqia e ardhshme botërore mes klubeve të futbollit, në aspektin ekonomik. Dy pronarët e "Reds", Xhorxh Xhilet dhe Tom Hiks po kërkojnë investues potencialë, në mënyrë që të ulin borxhet e klubit (të cilat e kalojnë shifrën 270 milionë euro) dhe të sigurojnë sa më shumë fonde për ndërtimin e stadiumit të ri. Njeriu që duket se i plotëson këto kritere është princi saudit, Faisal bin Fahd bin Abdullah al-Saud (të shtunën e kaluar ishte ulur në "Anfilld" pranë Xhilet), që në gazetën "Saudi Al-Riyadh" deklaronte se "jam fare pranë blerjes së 50 për qind të aksioneve të Liverpulit. Një investim me vlerë nga 217 deri në 380 milionë euro. Marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt dhe kjo është diçka fantastike, pasi Liverpuli është një prej skuadrave më të njohura në Angli dhe në botë". Ndërkohë, kompania sportive "F6", e drejtuar princi Faisal, konfirmoi marrëveshjen me klubin anglez për të ndërtuar dy akademi futbolli në Arabinë Saudite dhe dy në Afrikën e Veriut. Në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe skuadra e garave amerikane me makina (NASCAR), Riçard Piti Motorsports, e cila zotërohet nga Xhilet. "Marrëveshja e madhërisë së tij, princit Faisal me Xhorxh Xhilet do të vendosë bashkëpunimin ekskluziv ndërmjet kompanisë "F6", Liverpulit dhe skuadrës Riçard Piti Motorsports", lexohej në një deklaratë të grupit arab.
Negociatat për afrimin e një investuesi të fuqishëm te Liverpuli mirëpriten edhe nga Rafa Benitez, që në këtë mënyrë do të ketë më shumë fonde në dispozicion për merkaton e dimrit. Ndërkohë, trajneri ka folur rreth Fernando Torres, duke thënë se nuk ekziston asnjë çmim për të cilin sulmuesi spanjoll mund të largohet nga Liverpuli. "Nuk mund të themi që është më i miri në botë, sepse është një lojtar i ri dhe ka ende vend për përmirësim. Megjithatë, ai është njëri prej më të mirëve dhe në këto momente nuk ekziston një çmim për të cilin Fernando mund të largohet. Gjatë verës që kaloi na ofruan shifra stratrosferike, por sulmuesi nuk është në shitje. Refuzuam oferta mbi 77 milionë euro (nga Mançester Siti ose Çelsi). Thuhet se të gjithë e kanë një çmim, por kjo nuk vlen për Torres", deklaroi Benitez.