E Diel, 1 Nëntor 2026

Debatik Curri: Pa frikë në përballjen me Suedinë

Barazimi në "Qemal Stafa" me Danimarkën dhe ecuria pozitive e Kombëtares së drejtuar nga Josip Kuzhe ka bërë që Shqipëria të mos ketë frikë për ndeshjen e 14 tetorit me Suedinë. Kjo do të jetë sfida e fundit eliminatore në Botërorin 2010 dhe sipas Debatik Currit, kuqezinjtë kanë shanse të mira që të bëjnë një tjetër paraqitje të kënaqshme. "Suedezët do të kërkojnë me patjetër fitoren, për të shpresuar deri në fund që të kualifikohen. Në anën tjetër ne jemi më të qetë dhe kjo do të na ndihmojë që të bëjmë një tjetër paraqitje të kënaqshme, pas asaj ku i morëm një pikë Danimarkës", deklaroi Curri. Një tjetër rezultat pozitiv do të bënte që Shqipëria të qëndronte në vazon katër për eliminatoret e Euro 2012. Për ta përgatitur sa më mirë sfidën kundër Ibrahimoviç & Co. është menduar që më parë ekipi të grumbullohet në Frankfurt të Gjermanisë. "Ky grumbullim është një ide mjaft e mirë", përfundoi mbrojtësi 25-vjeçar.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›