E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zemërim në Gjermani pas hapjes së dyqanit Brevik

Share

Një kompani rrobash në Gjermani, mjaft popullore mes neonazistëve, ka zemëruar zyrtarët në Gjermaninë lindore për shkak se ka hapur një dyqan, të quajtur Brevik, ngjashëm me atë të vrasësit norvegjez Breivik.

Dyqani është hapur në Chemnitz. Një zëdhënëse e bashkisë tha se një emër i tillë është i papranueshëm. Bashkia thotë se do marrë masa për të mbyllur këtë dyqan.

Anders Behring breivik, tani në burg, shprehu pikëpamjet e tij të ekstremit të djathtë në internet, duke deklaruar se po ngrihej kundër përhapjes së një islami marksist në Europë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›