Berisha, ngushëllime për një aksident hekurudhor nëPoloni
Një aksident hekurudhor i ndodhur në jug të Polonisë, që ka shkaktuar vdekjen e 16 personave, ka tërhequr vëmëndjen edhe të kryeministrit Shqiptar, Sali Berisha, që ka shprehur ngushëllime për këtë ngjarje.
Kryeministri Berisha zhvilloi sot në mesditë, një vizitë në ambasadën e Polonisë në Tiranë, për të shprehur ngushëllimet e tij personale, të qeverisë dhe popullit shqiptar për viktimat e ngjarjes tragjike të kësaj fundjave në jug të Polonisë, ku, pas përplasjes së një treni humbën jetën 16 qytetarë polakë.
Kryeministri i shprehu ambasadores dhe stafit të ambasadës dhimbjen me të cilin mësoi këtë lajm tragjik dhe se lutet që shpirti i viktimave të kësaj tragjedie të prehen në paqe.
Kryeministri Berisha la një shënim në librin e ngushëllimeve, i hapur për këtë rast nga ambasada polake, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë.