E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeneli: Greqia do ratifikojë MSA-në

Bashkim Zeneli, ish ambasadori shqiptar në Greqi i ftuar në Ora News foli rreth situatës në shtetin grek, për shkak të protestave që po ndodhin ditët e fundit, po ashtu edhe pë ratifikimin e MSA-së për Shqipërinë nga Greqia. Zeneli u shpreh se Greqia është përfshirë në kaos të vërtetë, protesta po shpreh pakënaqësi por nuk ka një kërkesë konkrete. Sipas tij ka patur zhvillime negative në kishën greke,po ashtu probleme në ekonomi, shëndetës dhe këto çëshje mund të kenë akumuluar shqetësime që mund të kenë çuar pastaj në këtë ndezje të protestës."Protesën e konsideroj si shpërthim i një akumulimi, i rerzervave të grekëve ndaj qeverisë, dhe mos mbajtjes së premtimeve. Klasa politike greke dhe ajo parlamentare është e përgjegjshme për këtë situatë dhe do bëjë plotësimin e kërkesave. Por në këtë luftë të rrugës edhe qeveria nuk ka me kë të bisedojë sepse nuk kanë një udhëheqeës ndaj nuk mund të ketë kompromis".Duke iu referuar policisë së shtetit grek Bashkim Zenelei tha se "Mendoj se policia greke ka probleme, ka shfaqje sporadike ksenofobe dhe raciste. Greqia është shtet i BE-së dhe NATO-s, por është drejt perfeksionimit të shtetit ligjor. Ka probleme sidomos në zonat prefiferike, por një sjellje e tillë duhet të kalojë në vjedhje, plaçkitje."Ish Ambasadori shqiptar në Greqi deklaroi se "Nuk do ketë zgjidhje të shpejtë pas protestës në greqi , edhe pas thirrjes së krerëve të shtetit. E keqja është se këta protestues nuk dinë çfarë kërkojnë që ta arrijnë një marrëveshje. Pra është një situatë kaotike. Zgjidhja e shpejtë mund të ishin edhe zgjedhjet e parakohshme, por edhe nëse do të vinte opozita në pushtet, ka probleme që duan kohë që të krijohet besim ndaj qeverisjes.". Sipas Zenelit situata në Greqi mund të ndërlikojë marrëdhëniet e shtetit helen me rajonin. "Kriza , tashmë politike, nuk ndikon drejtpërdrejt me rajonin, por marrëdheniet ekonomike, kulturore, tregtare do të kenë gjurmë. Tensionimi i mëtejshëm i situatës zhvendos vëmendjen me marrëdhëniet bilaterale, përfshirë këtu edhe Shqipërinë."Po ashtu edhe sa i përket Kosovës, Zeneli tha se nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, do ketë zhvendosje të vëmendjes dhe Greqia mund të shtyjë njohjen e Kosovës. Ai vlerësoi faktin që emigrantët shqiptarë nuk janë përfshirë në këto akte dhune, edhe pse ekonomia, procese legalizimi, plotësim dokumentash e të tjerë mund të ishin shkaqe për tiu bashkuar protestës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›