Thellimi i bashkëpunimit me Britaninë
Prishtinë - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala pas kthimit nga një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe deklaroi se Britania e Madhe ka luajtur dhe vazhdon të ketë një rol kyç ndaj Kosovës. “Ne jemi shumë mirënjohës për këtë. Kosova është shumë e interesuar që të zgjerojë marrëdhëniet me Britaninë e Madhe si partner strategjik dhe një qëllim të tillë ka edhe kjo vizitë"-deklaroi Shala. Ministri kosovar zhvilloi takime me zyrtarë të lartë me qëllim të bashkërendimit të veprimeve rreth proceseve të rëndësishme në të cilat është duke kaluar Kosova.
Gjatë kësaj vizite, ministri Shala u takua edhe me institucione të ndryshme financiare me qëllim të informimit të tyre për sfidat dhe mundësitë e zhvillimet të sektorit ekonomik dhe financiar në Kosovë. Ministri Shala gjithashtu ritheksoi dhe diskutoi mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në këto institucione.
Ministri Shala pati takime me diasporën, në mënyrë që ky grup i cili ka kontribuar aq shumë në krijim e shtetit të Kosovës dhe uljes së varfërisë, të jetë më i informuar me synimet dhe sfidat e Qeverisë së Kosovës dhe me mundësitë për investime në Kosovë.
Në kuadër të kësaj vizite, ministri Shala ka mbajtur një ligjëratë edhe në London School of Economics (LSE), me temën Kosova dhe e ardhmja e saj ekonomike. Pas ligjëratës pati një debat konstruktiv, ku studentët dhe profesorët e LSE së rekomanduan politika për zhvillimin ekonomik dhe morën përgjigje nga ministri Shala. qik/start