Zenit Real, e tashmja kundër së kaluarës!
Trajneri i Zenitit, Dik Advokat, është i uritur ta shohë skuadrën e tij të lërë gjurmë sot në "Petrovski Stadium", ku do të ketë përballë Realin e Madridit. Zeniti doli duarbosh nga ndeshja e parë në Ligën e Kampioneve, pasi u mund 1 0 nga Juventusi, me golin e Alesandro Del Pieros në dhjetë minutat e fundit. Gjithsesi, përgatitjet e kampionëve të Rusisë për ndeshjen me Realin nuk mund të shkonin më mirë. Të shtunën, ditën e 61 vjetorit të trajnerit Advokat, ata fituan 3 0 ndaj Lokomotivës së Moskës. Trajneri holandez është i vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë ndaj kryesuesve të Grupit H, por beson se Zeniti mund ta thotë fjalën e tij në Europë. "Duhet të fitojmë të grumbullojmë pikë, përndyshe, do të mbetemi shumë prapa,tha Advokat. - Do të luajmë në fushën tonë ndaj Realit të Madridit dhe duhet të përpiqemi me të gjitha mundësitë që kemi për t'i ndalur. Nëse gjërat shkojnë si mendohet, Reali do të dalë në vendin e parë të grupit. Neve ta takon të grumbullojmë aq pikë sa duhet për të qenë të dytët.Me këtë arsyetim, në ndeshjen ndaj tyre nuk do të ketë asgjë për të humbur." Reali është emri më i lavdishëm në historinë e Ligës së Kampioneve, ndërsa Zeniti është në sezonin e debutimit. "Para ca kohësh ata bënë gabimin duke blerë vetëm "yje", por tani gjërat kanë ndryshuar. Ata kanë formuar një ekip të fortë e të bashkuar. Nuk e kam fjalën vetëm për holandezët (4 gjithsej). Futbollistët e Realit përshtaten shumë mirë me njëri tjetrin. Me përjashtim të të dëmtuarit afatgjatë Nikolas Lomberts, Zeniti do të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm ndaj kampionëve të Spanjës, edhe pse Advokat mund të vendosë ta lërë në stol Andrei Arshavinin, që vazhdon të mendojë për merkaton e janarit. Nga ana tjetër, Reali fitoi 2 0 në ndeshjen e parë të Grupit ndaj BATE s dhe kryeson, falë golaverazhit më të mirë. Skuadra e Shusterit udhëton për në Rusi, pasi fitoi 2 1 ndaj Betisit të shtunën, me golin e shënuar në minutën e fundit nga Rud Van Nisltëroi. Mbrojtësi portugez Pepe pranon se ndeshja e sotme në Shën Petërsburg do të jetë e ngjashme me atë në Sevilje. "Ndeshja do të jetë shumë e komplikuar dhe na duhet të luajmë shumë mirë për të fituar,tha ai. - Jemi të motivuar dhe fitorja ndaj Betisit na ndihmon për moralin. Mund të përsëritet e njëjta situatë edhe në Rusi, por gjithsesi ne jemi gati të luftojmë deri në minutën e fundit. Zeniti është skuadër me futbollistë cilësore dhe ata do të synojnë të japin më të mirën përballë Reali, përpara tifozëve të tyre." Guti, Fernando Gago dhe Uezli Shneider nuk kanë udhëtuar me ekipin për në Shën Petërsburg, ndërsa do të rikthehen si titullarë. Në shtëpi kanë qëndruar edhe Kristof Metzelder dhe Mishel Salgado.
Liga e Kampionëve
Sot
Alborg – Mançester
Vilarreal – Selltik
Bajern M. – Lion
Fiorentina – Steaua
Arsenal – Porto
Fenerbahçe – Dinamo K
Zenit – Real M
Bate – Juventus