E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zenit kërkon Arshavinin

Nga Express më 04 mars 2011 në ora 19:10

Andrey Arshavin është objektiv i ish-klubit të tij, Zenit St Petersburg për afatin kalimtar të janarit, ka njoftuar e përditshmja ruse, Soviet Sports.

Mesfushori rus ka humbur vendin në formacionin bazë të Arsenalit dhe trajneri i Zenitit, Luciano Spaletti është bërë i vetëdijshëm rreth situatës dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të përgatisin ofertë për 29-vjeçarin.

Kampioni aktual i Rusisë kërkon transferimin e Arshavinit gjatë verës kur edhe pritet të vendoset e ardhmja e tij, që vështirë se do të jetë ende në Londër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›