Liga e Kampioneve prezantohet trofeu

Topi i finales së Londrës tani është prezantuar zyrtarisht. Në Uembli, ku do të luhet edhe finalja e 28 majit për Ligën e Kampioneve, është shfaqur për herë të parë topi që do të ketë një yll si dizenjo dhe ngjyrat e kuqebardhë.
Samir Nasri, mesfushori i Arsenal, që ka marrë pjesë në ceremoni ka mbetur i kënaqur për faktin se topi ka ngjyrat e klubit të topcinjve. Arsenal është ende në garë për finalen. Ata do të luajnë kundër Barcelonës në ndeshjen e kthimit për 16 më të mirat në Spanjë, ndërkohë që kanë fituar 2-1 ndeshjen e luajtur në Emirates.
"Ne do të sulmojmë dhe ata lënë hapësira, kështu që kemi mundësi të mirë të fitojmë. Ata janë skuadra favorite, por ne mund ti mundim" u shpreh francezi. Salomon Kalou i Chelsea ka marrë gjithashtu pjesë në ceremoninë e prezantimit të topit, e nuk mund të shmangej deklarata për ndeshjen kundër Copenhagen.
Blutë kanë siguruar suksesin 2-0 dhe do të luajnë në shtëpi në 16 mars. "Mendoj se bëmë më të mirën duke fituar jashtë 2-0. tani duhet të konfirmojmë forcën përpara tifozëve tanë," deklaroi Kalou.
Në ditën e prezantimit të topit të finales, dy futbollistët kanë parashikuar madje edhe një finale Chelsea –Arsenal në Uembli.
Eno Skarço