E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti bisedon me Romën

Nga Express më 04 mars 2011 në ora 19:13

Ish-bashkëlojtari i Carlo Ancelottit, Ruggeiro Rizzitelli ka theksuar se menaxheri i Chelseas ka zhvilluar bisedime me Romën, rreth rikthimit në Serie A.

Claudio Ranieri u largua nga posti i trajnerit të Romës, pas humbjes 4-3 në Genoa, muajin e kaluar dhe Ancelotti spekulohet me drejtimin e ish-ekipit të tij nga sezoni i ardhshëm.

Vincenzo Montella është angazhuar deri në fund të edicionit, ndërsa ish-sulmuesi i Romës, Rizzitelli shtoi spekulimet duke thënë për Daily Mail: “Besoj se Ancelotti tashmë ka biseduar me Romën. Nëse Ancelotti vjen në Romë, ai pret të ketë një ekip konkurrent”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›