Zenit s’ka nevojë për Arshavinin

Trajneri i Zenit St Petersburgut, Luciano Spalletti ka përjashtuar mundësinë e paraqitjes së një ofertë për rikthimin e mesfushorit Andrey Arshavin në klub.
Reprezentuesi rus spekulohet me rikthim në Zenit pas vetëm pesë paraqitjeve në Premierligë këtë sezon. Ai ishte larguar nga Zeniti për në Arsenal më 2009, por thuhet se është i pakënaqur me statusin e tij aktual në Emirates.
Megjithatë, Spalletti ka konfirmuar se transferimi i Arshavinit nuk është në planet e tij. “Ai është futbollist shumë i fuqishëm por për momentin nuk kemi nevojë për të”, tha Spalletti për uebfaqen ruse SPB.