E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish tërmet në Japoni

Një tërmet i shkallës 5.5 të Rihterit goditi prefekturën Ibaragi, në afërsi të Tokios.

Sipas televizionit japonez, NHK, nuk ka pasur menjëherë informata për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti thuhet se nuk ka pasur ndikim as në uzinën bërthamore-Fukushima, të goditur qysh më parë nga cunamit.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se shkalla fillestare e tërmetit të ketë qenë 5.2 shkallë të Rihterit.

Më 11 mars të këtij viti, bregdeti veri-lindor i Japonisë ishte goditur nga cunamit dhe tërmeti më i fuqishëm në historinë e vendit, duke shkaktuar katastrofën më të madhe bërthamore në botë, që nga kriza e Çernobilit 25 vite më parë.

Si pasojë e ngjarjeve të marsit kishin vdekur ose ishin zhdukur 23 mijë njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›