Tadiç: Jo marrëveshje pa garanci
Beograd (Start)-Serbia nuk do të pajtohet me sistemimin e EULEX-it derisa nuk merr garanci të forta se kushtet e saj janë respektuar. Kështu ka deklaruar presidenti serb Boris Tadiç, cituar nga Tanjug. Sipas tij, Serbia është në një fazë ku parakushtet e saj për sistemimin e EULEX-it janë pranuar në deklaratat dhe formulimet e funksionarëve të lartë të Bashkimit Evropian (BE). “Mirëpo gjithnjë derisa nuk marrim garanci në letër nuk ka kurrfarë marrëveshje”, ka deklaruar Tadiç.
Lidhur me rikonfigurimin e prezencës civile ndërkombëtare në Kosovë, Tadiç tha se Serbia po zhvillon negociata vetëm me Kombet e Bashkuara (KB), e jo edhe me BE.
“Negociatat ende nuk kanë përfunduar, as kur është fjala për tri kushtet mbi sistemimin e EULEX-it (që ta ketë mandatin e KS të KB, të jetë neutral ndaj statusit dhe të mos e zbatojë Planin e Ahtisarit), as mbi të ashtuquajturat gjashtë pikat që i ka propozuar Sekretari i Përgjithshëm i KB. Serbia njëkohësisht dëshiron të shoh se çfarë është prezenca e KB në Kosovë, cilat janë kompetencat e përfaqësuesit të KB, sepse do që KB të jenë garantues të neutralitetit ndaj statusit, dhe garantues se sovraniteti i Serbisë me një vendim të tillë nuk do të sillet në pikëpyetje. Dhe këto janë kushtet pa të cilat nuk ka marrëveshje, as votë të Serbisë në forumet ndërkombëtare dhe në KB”, ka thënë Tadic.