E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëvendësi i Romney, Ryan: I nderuar që më zgjodhën

Kandidati për zëvendës.President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kongresmeni i Wisconsin, Paul Ryan, thotë se ishte nderuar që ishte zgjedhur. Pas diskutimeve të gjata të imponuara edhe për të fituar sa më shumë vota Mit Romney, kandidati republikan, zgjodhi kongresmenin 42-vjeçar të njohur për qëndrimin e ashpër ndaj buxhetit të Obamës për postin e zëvendës.Presidentit.
 

"Është nderi më i madh që më është bërë ndonjëherë në jetë",- tha Ryan. Por zgjedhja e Ryan, i cili ka si plan uljen e shpenzimet qeveritare, ka fituar simpatinë e lëvizjes Tea Party e ka zemëruar demokratët.
 

Analistët politikë thonë se kjo është zgjedhja më e guximshme e ndërmarrë nga Romney gjatë fushatës. Ndërkohë sondazhet ne Shtetet e Bashkuara flasin për një garë të fortë mes presidentit demokrat Barak Obama dhe kundërshtarit të tij republikan, ish-guvernatorit të shtetit Masaçusets Mitt Romney.
 

Ato tregojnë se votuesit kanë prirjen për të pëlqyer Presidentin si person më shumë se kundërshtarin e tij, por i japin një epërsi të lehtë Romney përsa i përket ekonomisë, e cila është çështja më e rëndësishme e fushatës.

Sondazhi i fundit e organizuar nga Gallup i jep Presidentit Obama një epërsi të ngushtë 47 me 46 për qind ndaj kandidatit republikan Mitt Romney, rreth 90 ditë para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›