E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morsi shkarkon shefin e Ushtrisë

Raportet e mediave thonë se presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi e ka urdhëruar shkarkimin e shefit të armatës Marshal Hysein Tantavin, duke e zëvendësuar atë me gjeneral majorin Abdel Fatah al-Sisin. Deri më tani nuk janë dhënë shpjegime për këtë veprim.

Po ashtu raportohet se presidenti i Egjipiti ka shfuqizuar disa amendamente kushtetuese, që i jepnin ushtrisë kompetenca të gjera.

Presidenti Morsi, që u zgjodh në muajin qershor, është anëtar i Vëllazërisë Myslimane.

Raportet në mes të Vëllazërisë dhe ushtrisë kanë qenë të tensionuara, që nga rrëzimi i presidentit Hosni Mubarak në vitin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›