Zëvendësimi i Rezolutës 1244, mision i pamundur në KS

Prishtinë, 8 gusht - Gazeta Koha Ditore, duke u mbështetur në njohës të së drejtës ndërkombëtare, si dhe zyrtarë të koalicionit qeverisës dhe të opozitës në Kosovë, shkruan sot se abrogimi i Rezolutës 1244 nuk ka gjasa të ndodhë në një të ardhme të afërt.
Sipas Kohës Ditore, në një pikë janë bashkë njerëzit e ndarë në mendime nëse duhet kërkuar ose jo abrogimi i Rezolutës 1244 nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara: shfuqizimi dhe zëvendësimi i saj me një të re është i pamundur.
Në fillim të kësaj jave ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ka kërkuar në KS një rezolutë të re që do të zëvendësonte 1244-shin. Publicisti Veton Surroi e ka konsideruar këtë kërkesë të Prishtinës zyrtare si “gabim strategjik”, tek ka gjykuar se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e ka konsumuar në një formë rezolutën ekzistuese.
Njohës të së drejtës ndërkombëtare, si dhe zyrtarë të koalicionit qeverisës dhe të opozitës në Kosovë, kanë shprehur mendimin se abrogimi i 1244-shit nuk ka gjasa të ndodhë në një të ardhme të afërt. Kjo, nga fakti se Rusia që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mund t’i bllokojë të gjitha iniciativat në këtë mekanizëm të Kombeve të Bashkuara, meqë aty ka të drejtën e vetos.
Zejnullah Gruda është profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës. Ai ka shprehur bindjen se qasja ndaj Rezolutës 1244 është e gabuar, ngaqë, sipas tij, nga aspekti politik kjo rezolutë de facto tashmë është e tejkaluar.
“Kjo qartë shihet po qe se kihet parasysh fakti se shpallja e pavarësisë së Kosovës i ka dhënë fund statusit kalimtar afër 9-vjeçar dhe se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në mendimin këshillëdhënës ka thënë shprehimisht: ‘Ky veprim i Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare në përgjithësi, as Rezolutën 1244 në veçanti’. ç’është më e rëndësishme, këtë e ka thënë GJND-ja, që është njëra ndër organet kryesore të OKB-së, në kompetencë të së cilës është interpretimi i rregullave të së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë profesori Gruda. “Duke u nisur nga kjo, çfarëdo diskutimi i mendimit të gjykatës me këdo qoftë, është i dekuazuar plotësisht”. (Tekstin e plotë mund ta lexoni nw gazetën e sotme Koha Ditore)