E Diel, 1 Nëntor 2026

-Miratohet oferta e re e produkteve bujqesore, qe do te trajtohet ne Raundin e VIII Teknik te Negociatave per Draftmarreveshjen e Stabilizim Asocimit- Sot paradite, nën drejtimin e zëvendëskrye

-Miratohet oferta e re e produkteve bujqesore, qe do te trajtohet ne Raundin e VIII Teknik te Negociatave per Draftmarreveshjen e Stabilizim Asocimit-

Sot paradite, nën drejtimin e zëvendëskryeministrit Namik Dokle, u zhvillua mbledhja e Komitetit Ndërministror të Integrimit Europian.

Në këte mbledhje u shqyrtua dhe miratua oferta e re e produkteve bujqesore, qe do te trajtohet ne Raundin e VIII Teknik te Negociatave per Draftmarreveshjen e Stabilizim Asocimit, qe do te zhvillohet në datën 28 shtator 2004. Oferta e re eshte produkt i perbashket i bashkepunimit te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, Ministrise se Ekonomise, Ministrise se Financave, Ministrise se Integrimit Europian, te asistuara nga konsulente te programit PHARE te BE.

Zëvendëskryeministri Namik Dokle në fjalën e tij u shpreh se: "Pas perfundimit te nje sere Marreveshjesh të Tregtise se Lire bazuar ne Programin e qeverise ne po vazhdojme te vendosur te diskutojme Marreveshjen e Tregtise se Lire me BE, e cila sic dihet po kalon ne faza diskutimi teknik sipas kapitujve. Diskutimi teknik i Kapitullit Bujqesia dhe Peshkimi synon aplikimin e normave europiane me qellim qe te sigurohet levizja e lire e mallrave per dhe nga Shqiperia".

Në lidhje me tarifat Zoti Dokle tha se nuk do te kete me linja tarifore per te cilat nuk mbahet nje qendrim i caktuar. Produktet, pavaresisht nga perkatesia ne sektore te bujqesise apo industrise, grupohen neper protokolle sipas modeleve te KE, duke theksuar se "Pas hyrjes në fuqi të paketës fiskale 2004, dhe të notifikimit pranë OBT për disa produkte sensitive rezultojmë me angazhime të përmbushuara".

Oferta, theksoi zëvendëskryeministri, siguron nje mbeshtetje me te mire per prodhimin vendas duke mbrojtur ato produkte qe nga vete biznesi jane klasifikuar si shume sensitive. Ne te njejten kohe jane liberalizuar mallra te tjera qe ndihmojne prodhimin me lende te para dhe ndihmese dhe shtoi se Oferta e re mban nje ekuiliber më harmonik midis interesave te prodhuesve dhe atyre te konsumatoreve. Në ofertë eshte treguar kujdes i vecante sidomos ne grupimin medium sensitiv. Kjo ka sjelle qe aktualisht shkalla e liberalizimit te arrije ne 68.4%, pa peshkun, tha Ai.

Zëvendëskryeministri nënvizoi se oferta parashikon gjithashtu ndryshime te tarifave doganore. Ajo mban parasysh mbrojtjen e prodhimit vendas ne disa lloj produktesh ku investimet tashme kane filluar te japin impakte te rendesishme ne sektorin e bujqesise dhe ushqimit. Me masat qe ka marre Qeveria, industria perpunuese e produkteve bujqesore, ka filluar te rimekembet dhe po futet ne rrugen e konkurences rajonale. Mbrojta tarifore e disa prodhimeve deri në vitin 2010 si mishi, prodhimet e mishit, ujrat natyrale minerale, mielli, qumeshti dhe nenproduket e tij etj.propozohet te behet duke u bazuar ne investimet e medha te sektorit privat qe i kalojne sot disa dhjetra milione dollare, u shpreh zoti Dokle.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›