E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendësohen dy anëtarë të këshillit Bashkiak Durrës, u zgjodhën deputetë

Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbrëmjen e kaluar mbledhjen e parë pas zgjedhjeve të 28 qershorit, që nisi me betimin e këshilltarëve të rinj Rezart Kthupi dhe Euard Prenga. Dy këshilltarët e rinj zëvëndësuan përkatësisht përfaqësuesit e Partisë Demokratike Igli Cara dhe të Partisë Socialiste Gazmir Bizhga, të cilët u zgjodhën deputetë në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e fundit parlamentare. Këshilli bashkiak i Durrësit ka 45 anëtarë dhe në mbledhjen e parë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit grupet e këshilltarëve që përfaqësojnë koalicionin qeveritar mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë shumicën absolute me 31 anëtarë gjithsej.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›