Zëvendëspresidenti iraken, në kërkim, mbërrin në Turqi
Zëvendëspresidenti i Irakut në arrati, Tarik al-Hashemi, ka arritur në Turqi. Mediat vendase raportojnë se mbrëmë vonë Hashem mbërriti në Stamboll, pas vizitës në Katar dhe Arabi Saudite.
Tarik al-Hashemi, politikan i lartë sunit, është i kërkuar nga qeveria e dominuar shiite në Bagdad, për akuza se ka udhëhequr ekipe të vdekjes kundër pelegrinëve shiitë, zyrtarëve qeveritarë dhe forcave të sigurisë.
Qeveria ka paraqitur një fletarrest për të në muajin dhjetor, duke e thelluar krizën politike dhe ndarjen sektare, vetëm disa ditë para tërheqjes së trupave të Shteteve të Bashkuara.
Tarik al-Hashemi i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se ato janë të motivuara politikisht.
Ai ishte arratisur në rajonin gjysmë autonom kurd në Irak.
Nuk ka informacione për agjendën e qëndrimit të tij në Turqi.