E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna në Siri, Anan: Të përfundojë pa parakushte

I dërguari ndërkombëtar, Kofi Anan, tha se gjakderdhja në Siri duhet të përfundojë pa parakushte.

Këto komente ai i bëri sot në një konferencë për gazetarë, në kampin e refugjatëve të Sirisë në Turqi, Hataj, në pjesën juglindore të Turqisë.

“Më lejoni t`i bëjë thirrje qeverisë së Sirisë dhe palëve opozitare siriane që ta ndalin dhunën në harmoni me planin. Besoj se nuk duhet të ketë parakushte për ndaljen e dhunës. Kjo është diçka që na duhet ta bëjmë për popullin dhe për këtë vend”, tha Kofi Anan.

Sipas tij, duket se qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, nuk po i respekton përkushtimet e veta.

Ai tha se ka informacione që ushtria e Sirisë po tërhiqet nga disa hapësira, por poashtu, po lëvizë në pjesë të rajoneve të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›