Barça, dëmtohen Ksavi e Sejdu Keita
Problemet
Problemet e Barcelonës në lidhje me dëmtimet vazhdojnë të rriten në prag të ndeshjes me Shtutgartin, sepse pas mesfushorit Ksavi Hernandez, edhe Sejdu Keita pësoi një dëmtim në kofshë të dielën. Të dy mund të mungojnë për këtë ndeshje. Mesfushorët u zëvendësuan gjatë humbjes 2-1 ndaj Atletiko Madridit, një ndeshje që Pep Guardiola e nisi pa Abidal, Daniel Alvesh dhe Jaja Ture, të gjithë të dëmtuar. Keita ka një problem muskulor, ndërsa Ksavi kur duheshin edhe 12 minuta nga fundi, u tërhoq për një problem në kofshë.
#