Topalli takon Arvizu: Reforma Zgjedhore, puna mbyllet brenda Prillit
TIRANE-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA, Aleksandër Arvizu, me të cilin bidesoi rreth axhendës së Parlamentit dhe e punës së komisioneve gjatë kohëve të fundit.
Sic bën të ditur zyra për shtyp e Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit bëri një ekspoze të punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili ka kaluar dhe votuar disa blloqe nenesh dhe amendamentesh, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2011.
“Me gjithë punën që është bërë, Komisioni ka mundësitë që ta përmbyllin punën e vet me sukses brenda afatit të caktuar, brenda prillit”, thkesoi në takim Topalli.
Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit, shpjegoi për punën e Grupit të Punës për Reformën parlamentare. Ajo theksoi se Grupi i Punës ka një mandat që e detyron të punojë në modelin e Rregullores së Parlamentit Evropian dhe në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë. Biseda vazhdoi edhe me diskutime të zhvillimeve të tjera të fundit në Parlament.
(d.b/BalkanWeb)