E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avantazhet nga dobesimi i euros

Rënia e vlerës së euros në kursin e këmbimit ka edhe avantazhet e veta. Gjatë javës monedha europiane ka shkuar në kuotën më të ulët në 16 muaj ndaj dollarit amerikan. Më të favorizuarit ndaj këtij raporti valutor janë sipërmarrësit e mesëm dhe të vegjël të cilët shpresojnë të rrisin volumin e eksporteve në vendet jashtë europës. Këmbimi i euros me dollarin është në pikën më të ulët në më shumë se një vit e në të njëjtën periudhë eksportet janë shtuar në botë me 12.5%, në vendet extrakomunitare të BE me 12,5%, në SHBA me 12,1%, në Kinë me 18,3%, në japoni me 19,6% dhe në Turqi me 22,7%. Sipas së përditshmes britanike FT, dobësimi i euros duhet mbajtur në perspektivë, pasi në bazë të pjesës më të madhe të standardeve euro është ende e fortë. Dobësia e euros nuk duhet kupruar si dobësi e eurozonës. Fakti që eksportet bëhen më të lira është pozitive. Në këtë rast dobësia kuptohet si një sinonim i Konkurrueshëmrisë dhe si e tillë do të thotë edhe fillim rritjeje. Për biznesmenët e automatizimit dhe mekanikës, për arreduesit dhe dizenjuesit e shtëpive, të sektorit të veshjeve e të modës, zhvlerësimi i monedhës euro shihet si një favor të ekspertimit të produkteve të tyre. Tashmë zhvlerësimi i monedhës unike europiane shqetëson më pak se më parë ivnestitorët on line. Ulja e normës bazë të interesit nga BQE, në fund të vitit të kaluar, bëri që euro të lehtësojë edhe shkëmbimet on line. Analistët mendojnë se tani është më e përshtatshme marrja e kredive në euro, me kosto të ulët , për t’i shitur ato më pas, duke nxitur uljen e kursit të këmbimit, dhe t’i investosh aty ku rendimentet janë më tërheqëse.
Por dobësimi i euros ndaj dollarit dhe stërlinës favorizon gjithashtu edhe turistët, të cilët janë të vëmendshëm ndaj kursit të këmbimit duke pritur momentet që t’i kthejnë monedhat kombëtare në euro me një kosto më të lirë.
Disa agjensi turistike në Londër, shprehen se gjatë këtij fillimviti, shitjet në euro janë rritur tre herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gjithashtu gjatë kësaj periudhë të zhvlerësimit të monedhës së eurozonës, ka patur edhe një shtim të shitjeve të produkteve on line, ku shumë klientë karikojnë me euro kartat e tyre të kreditit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›