E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e Presidentit/Raundi i parë me 84 vota, të mërkurën e 30 majit

27-05-2012 / Gazeta 55

Kuvendi çeli të enjten zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Të mërkurën e ardhshme, më 30 maj, Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme për votimin e parë për presidentin e ri të vendit. Në bazë të kushtetutës, kreu i ri i shtetit do të zgjidhet në njërin nga pesë raundet që do të përcaktohen.
Në tre raundet e para Kushtetuta kërkon që Presidenti të zgjidhet me 84 vota, pra me një shumice te cilësuar votash e cila nuk mund të arrihet vetëm nga mazhoranca dhe opozita.
Por në rast se këto tre raunde të para dështojnë, atëherë Kushtetuta parashikon dy raunde te tjera ne te cilat kreu i ri i shtetit do te zgjidhet me 71 vota.
Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon ne zgjedhje te reja kur edhe pas këtij votimi asnjë kandidat nuk siguron shumicën e kërkuar, ose kur pas dështimit te votimit te katërt nuk paraqitet asnjë kandidature e re. Zgjedhjet e reja parlamentare zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij dhe Kuvendi i ri e zgjedh Presidentin e Republikës që në fillim me shumicën e të gjithë anëtareve të tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›