Zgjedhja e PresidentitSMS e Pacollit debatmes medias dhe Dell
PRISHTINE-Mediat kosovare pohojne se gjate seancës së 22 Shkurtit të Kuvendit të Kosovës, në kohën e votimit për President, i nominuari për t’u bërë simbol i unitetit të kësaj Republike, kanë luajtur një rol të madh SMS, fakt ky që ka shkaktuar nëj debat në arenën politike kosovare dhe duke përfshirë dhe diplomatin amerikan në Kosovë, ambasadorin Kristofer Dell.
Një pjesë e SMS-ve – ato më relevantet në lidhje me procesin e votimit për president - shihet se i janë dërguar Pacollit nga këshilltari i tij, Essad Puskar, i cili, gjatë seancës së Parlamentit, ka qenë në mesin e korit diplomatik, afër ambasadorëve dhe zyrtarëve ndërkombëtarë që ishin prezentë në galerinë e sallës së Kuvendit të Kosovës.
E përditshmja KOha Ditore publikoi SMS-të e Puskarit drejtuar Pacollit ku sipas të përditshmes qartësojnë copëza të prapaskenës së zgjedhjes së presidentit të vendit, të cilën publiku i Kosovës nuk ka mundur ta shihte në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv.
SMS
SMS 1, Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: U bë. Urime. Ca dallime në moment të fundit me SLS. Po punoj në to. BR. BP Chris është me mua, a është SLS pyet ai, apo çka
Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: Dell, nuk është SLS, është një fraksion i PDK-së… Por duket se vota e parë ishin nervat…
Behgjet Pacolli për Esad Pushkar: Pyete CD-në çka të bëjmë për raundin e tretë
Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: … ndryshe, dhe ai i thotë jo Jakupit… nëse ti kalon më mirë në raundin e 2-të, ai thotë që t’i qëndrosh kursit
Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: CD, do mblidhemi me Hashimin pas këtij raundi nëse del njëjtë apo më keq…
BP, Dell mendon që duhet të takohesh me Hashimin…
Dell doli, shkoi për 2 minuta…
Esad Pushkar për Behgjet Pacollin: Dell: Fatmiri dhe Jakupi ishin të frikësuar nga kërcënimi në fund, mendon se do të jetë ngushtë, por OK…
Reagon ambasada amerikane, kritika mediave kosovare
Menjëherë pas publikimit të SMS-ve, Ambasada amerikane në Prishtinë kërkoi nga Komisioni i Pavarur i Mediave që të zbatojë Kodin e Mirësjelljes lidhur me transmetimin dhe botimin e korrespondencave dhe bisedave private të zyrtarëve të këtij institucioni me politikanë të Kosovës.
Mjetet e informimit, si Koha Ditore, Express-i dhe KTV-ja, kanë transmetuar dhe shtypur komunikimin privat që ka ndodhur në sallën e Kuvendit më 22 shkurt, “përfshirë edhe një thirrje të qartë telefonike që më përfshin mua”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-ve.
Ambasada gjithashtu ka kujtuar se Kodi Penal i Kosovës ndalon përgjimin e paautorizuar të bisedave dhe të deklaratave personale, por ua lë autoriteteve ligjore të vlerësojnë nëse ka pasur ose jo shkelje të ligjit.
Reagimi i Ambasadës amerikane vjen pas botimit në media dhe reagimit të partive politike se ka pasur ndërhyrje nga përfaqësues ndërkombëtarë para votimit për raundin e tretë të zgjedhjes së presidentit.
"Koha Ditore" reagon ndaj letrës së ambasadorit Dell
E përditshmja “Koha Ditore” ka reaguar ndaj letrës së ambasadorit amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell drejtuar Këshillit të Pavarur të Mediave.
Shkas i letrës ishte raportimi i gazetës për ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, me rastin e zgjedhjes së kryetarit dhe qeverisë.
“Koha Ditore” shkruan se qasja e gazetarëve të saj ka qenë “absolutisht etike dhe profesionale, pra për pasojë edhe e ligjshme”.
Gazeta shkruan se “kodi etik e ndalon ndërhyrjen në çështjen e thjeshtë private apo personale, pos në rastin kur këto kanë ndikim në interesin publik”.
Sipas gazetës, “zgjedhja e institucioneve të Kosovës dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në proces me anë të porosive nga telefonat dhe komunikimet private, megjithate janë në interes të përgjithshëm”.
Për më tepër, shkruan “Koha Ditore”, kur “e tëra ka ndodhur në ambientin e sallës së Kuvendit të Kosovës dhe jo në një ambient privat”.
Reagojnë partitë e tjera kosovare: Pacolli ne Kushtetuese
Presidenti i sapozgjedhur, Behgjet Pacolli pritet të përballet me me Gjykatën Kushtetuse brenda pak ditësh. Sinjalet për këtë i ka marrë qysh në ditën e parë të punës. Kanë qenë dy partitë opozitare, LDK-ja dhe AAK-ja, si dhe një pjesë e madhe e shoqërisë civile, që e kanë paralajmëruar se do të kërkojnë interpretimin e “gardianit” të Kushtetutës, nëse zgjedhja e tij në postin e presidentit ka qenë në harmoni me Kushtetutën dhe me Rregulloren e punës së Kuvendit, shkruan Koha Ditore.
Dyshimet e ngritura nga ta konsistojnë në mungesën e kuorumit gjatë dy raundeve të para, si dhe në ndërprerjen e votimit para hyrjes në raundin e tretë.
Ndërkohë sot ka reaguar dhe Vetvendosja VV që ka kërkuar që Dell të tregojë publikisht se çfarë ndodhi më 22 Shkurt në Kuvend.
(d.b/BalkanWeb)