E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edita Tahiri udhëheqbisedimet e Kosovësme Serbinë

PRISHTINE- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi të enjten e ka emëruar zëvendëskryeministren Edita Tahiri udhëheqëse të delegacionit të Kosovës për dialogun për çështje praktike me Serbinë.

Në njoftimin për media thuhet se dialogu si shtete të pavarura dhe sovrane me të gjitha shtetet fqinje, përfshirë Republikën e Serbisë dhe zgjidhja e problemeve praktike në të mirë të të gjithë qytetarëve të rajonit është vlerë dhe standard evropian.

Ndërkaq, mediat më herët kanë raportuar se udhëheqës i ekipit serb në bisedimet me Prishtinën është emëruar zëvendësministri i Jashtëm i Serbisë, Borko Stefanovic. Ministri serb për Diasporën, Srdjan Sreckovic, është cituar të ketë thënë se Stevanovic do të jetë në krye të ekipit në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ndryshe, pas konstituimit të institucioneve të Kosovës, udhëheqësit vendor janë shprehur se janë të gatshëm për bisedimet e quajtura teknike me Serbinë, ndërsa kanë ritheksuar se nuk do të bisedojnë për çështjen e statusit dhe tërësisë territoriale.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton dhe komisioneri i BE-së për Zgjerim Stefan Fuele në deklaratën e përbashkët të një dite më parë mirëpritën përkushtimin e qeverisë së re ndaj dialogut mes Prishtinës e Beogradit. “Këtu ne gjithashtu do të punojmë së afërmi me Kryeministrin dhe ekipin e tij të ri”, thuhej në deklaratë.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›