E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Pacolli e Thaçi takohen në Presidencë

PRISHTINË- Presidenti i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, u takua sot në kabinetin e tij me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Në takimin e tyre të parë zyrtar, pas krijimit të institucioneve të reja të vendit, Presidenti Pacolli dhe Kryeministri Thaçi diskutuan për një varg çështjesh të rëndësishme dhe detyrat që i presin institucionet e vendit në të ardhmen, bën të ditur zyra e shtypit e Presidentit kosovar.
Presidenti Pacolli dhe Kryeministri Thaçi u shprehën të përkushtuar për të bashkëpunuar në të gjitha fushat që janë të ndërlidhura me kushtetutë mes këtyre dy institucioneve, në të mirë të interesit të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›