E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohet Presidenti

Nga Express më 25 shkurt 2011 në ora 00:19

Makina me të cilën po udhëtonte Presidenti Behgjet Pacolli është aksidentuar në Prishtinë, rreth orës 20:00, afër Mensës së Studentëve.

Burime pranë Presidentit i thanë ExpressOnline se aksidenti ka qenë i lehtë dhe askush nuk është lënduar.

“Ka qenë një pakujdesi e ngasësit të veturës, i cili nuk e ka mbajtur distancën e nevojshme me makinat që po lëviznin përpara eskortës”, tha një zyrtar i Presidencës, në kushte anonimiteti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›