Mars 2010, eksportet shqiptare sjellin 120 milione euro
Muaji mars shenoi nje rekord te ri ne eksportet e vendit, duke ndikuar keshtu pozitivisht ne ngushtimin e deficitit tregtar te vendit. Sipas te dhenave zyrtare te Institutit te Statistikes mesohet se eksportet gjate muajit mars u rriten me 83% krahasuar me muajin mars 2009. Ne muajin mars 2010, eksportet kane shenuar rritje prej 28.8% krahasuar me nje muaj me pare. Ne kete rritje kontributin me te madh e ka pasur grupi "Minerale, lende djegese, energji elektrike", krahasuar me muajin mars 2009. Nderkohe qe importet gjate muajit mars, u rriten me 19.3 krahasuar me muajin shkurt 2010 dhe 14% me marsin e vitit 2009. Per shkak te kesaj situate pozitive te krijuar ne tregtine e jashtme te vendit, deficiti tregtar i ketij muaji eshte 23.6 miliarde leke, duke shenuar nje rritje prej 14.1 per qind krahasuar me muajin paraardhes dhe nje ulje prej 7.5 per qind krahasuar me mars 2009. Keshtu gjate muajit mars u eksportuan 14.6 miliarde leke mallra, me rritje 28.8 per qind ne krahasim me shkurt 2010 dhe rritje me 83 per qind ne krahasim me mars 2009. Gjate kesaj periudhe jane importuar 38.2 miliarde leke mallra me rritje 19.3 per qind ne krahasim me shkurt 2010 dhe rritje 14 per qind ne krahasim me Mars 2009. Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian eshte 65.6 per qind. Partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Me Italine eksporti eshte 48.3 per qind dhe importi 26 per qind, kurse me Greqine, eksporti eshte 6.1 per qind dhe importi 14.4 per qind. Krahasimi me muajin paraardhes Eksporti i grupit "Minerale, lende djegese, energji elektrike" u rrit 67.7 per qind, "Makineri, pajisje dhe pjese kembimi" u rrit 34.5 per qind, "Materiale ndertimi dhe metale" u rrit 27.3 per qind, "Prodhime druri dhe letre" u rrit 19 per qind, etj. importi i grupit "Materiale ndertimi dhe metale" u rrit 47 per qind,"Prodhime druri dhe letre" u rrit 24.2 per qind, "Makineri, pajisje dhe pjese kembimi" u rrit 23.1 per qind, "Ushqime, pije, duhan" u rrit 15.8 per qind, etj. Ne mars 2010, importi i mallrave me akcize arriti vleren 3,9 miliarde leke, duke zene 10.2 per qind ndaj totalit te importit.
Rritja e eksporteve eshte bazuar ne faktore te perkohshem
Rritja e vleres se eksportit ne dy muajt e pare te ketij viti, eshte kryesisht pasoje e kushteve te perkohshme qe favorizuan rritjen e prodhimit dhe eksportit te energjise elektrike. Krahas kesaj, nje ndikim te konsiderueshem ne rritje dha edhe koniunktura e favorshme e cmimeve ne tregjet nderkombetare, pas shenjave te para te rritjes se kerkeses ne keto tregje, si dhe zhvleresimi i lekut ndaj valutes se huaj, qe solli me shume te ardhura per eksportuesit per te njejten sasi te shitur ne krahasim me dy muajt e pare te 2009-s. Gjithashtu shkak eshte bere edhe superprodhimi e energjise elektrike e cila eshte eksportuar ne nje mase te madhe, karakteristike qe nuk ka ndodhur ne vitet e shkuara. Sipas te dhenave doganore, ne dy muajt e pare te ketij viti, vlera e eksporteve shqiptare u rrit 47% krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, duke arritur ne 20.86 miliarde leke. Ne kete periudhe, eksporti i energjise elektrike arriti ne 3.4 miliarde leke, duke u trefishuar krahasuar me te njejte periudhe te vitit te kaluar. Sipas te dhenave te tregtise, eksporti i energjise elektrike kontribuoi ne masen 34% ne rritjen totale te eksporteve. Eksportet e ketij produkti zune peshen kryesore ne eksportin e grupit te mallrave "Minerale, lende djegese dhe energji elektrike", duke perbere rreth 65% te vleres se eksportit, sipas te dhenave te Institutit Shqiptar te Statistikave.